8 vjeçari masakrohet me çekiç nga i dashuri i mamasë

08:09 | 25 Shtator 2017
L G

Një ngjarje shokuese ka tronditur opinionin publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një 8 vjeçar nga Kalifornia është rrahur për vdekje nga ish i dashuri i nënës së tij teksa po përpiqej ta mbronte motrën e vogël nga ngacmimi.

Dante Daniels u sulmua nga Deandre Chaney Jr, 23 vjeç me një çekiç në South Sacremento të Californisë.

Sipas një kallëzimi penal, Chaney ishte përfshirë në krimin e kryerjes së një vepre të turpshme ndaj Danae, motrës 7-vjeçare të Dantes.

“Ai u përpoq për të shpëtuar motrën e tij nga një ngacmim i tij, prandaj edhe u rrah keq nga Cheney”, ka thënë gjyshja e Dantes, Monique Brown.

Ndërkaq Deandre Chaney është arrestuar nga policia dhe pritet që gjykata të japë dënimin ndaj tij.

mm_1506316593-1865553

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme