Qyteti japonez i Nagasakit shënoi të shtunën 79-vjetorin e hedhjes së bombës atomike nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1945, ndërsa refuzoi të ftonte Izraelin në ceremoni për shkak të luftës së tij të vazhdueshme kundër Gazës.
Në orën 11:02 të mëngjesit me orën lokale, pikërisht në momentin kur një B-29 amerikan hodhi bombën mbi Nagasaki, qyteti ra në heshtje në kujtim.
Ngjarja tragjike në fund të Luftës së Dytë Botërore është veçanërisht e rëndësishme sepse Nagasaki mbeti vendi i fundit në histori që pësoi një sulm me bombë atomike.
“Qeveria e Japonisë, i vetmi vend i sulmuar nga bomba atomike në luftë, duhet të shprehë një qëndrim serioz ndaj një bote pa armë bërthamore”, tha kryebashkiaku i Nagasakit, Shiro Suzuki, në ceremoninë e përvjetorit.
Sipas të përditshmes japoneze Mainichi, ai i bëri thirrje qeverisë japoneze që të nënshkruajë dhe ratifikojë Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore sa më shpejt të jetë e mundur.
Autoritetet locale në Nagasaki vendosën të mos e ftojnë Izraelin në këtë ngjarje, pavarësisht presionit nga Grupi G7.
Kryebashkiaku tha se vendimi është marrë për të garantuar sigurinë dhe paqen gjatë ngjarjes dhe se vendimi “nuk është i motivuar politikisht”.
Qeveria qendrore e Japonisë, një nga anëtarët e Grupit G7, nuk pranoi të komentojë vendimin e Nagasakit për të mos ftuar zyrtarë izraelitë.
Ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Japoni nuk morën pjesë në ceremoninë e sivjetme si përgjigje ndaj faktit që Nagasaki nuk e ftoi Izraelin.
Mungesa e dy vendeve ka shkaktuar të premten protesta para përfaqësive të tyre diplomatike në Tokio.
Hiroshima, qytet i cili u bombardua nga SHBA më 6 gusht 1945, ftoi zyrtarët izraelitë në ngjarjen e saj të martën, duke tërhequr kritika të gjera.
Ndërkohë, që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës në shkurt 2022, Rusia, si dhe Bjellorusia, gjithashtu janë përjashtuar nga ngjarja.
Aktivistët e paqes dhe mbështetësit e Palestinës kanë kritikuar Hiroshimën për standardet e dyfishta.
Rreth 2.300 të ftuar morën pjesë në aktivitetin në Nagasaki, duke përfshirë përfaqësues nga 100 vende, përfshirë Palestinën./rtsh/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...