Më shumë se 75 për qind e popullsisë u prek drejtpërdrejtë ose indirekt nga zjarret e pyjeve të cilat pasi filluan në shtator 2019 në Uellsin e Ri Jugor (NSW) të Australisë, u përhapën më pas në Queensland, Victoria dhe në Australinë e Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Universiteti Kombëtar i Australisë (ANU) publikoi në formën e një raporti të dhënat e arritura nga kërkimet e tij lidhur me ndikimin që kanë patur mbi australianët zjarret e pyjeve më të mëdha në historinë e vendit që vazhduan përreth 6 muaj dhe për të cilat javën e kaluar u njoftua se u morën nën kontroll.
Raporti hulumtues ka zbuluar se rreth 3 milionë njerëz në vendin me popullsi rreth 25 milionë banorë janë prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zjarri, ndërsa rreth 15 milionë të tjerë në mënyrë indirekte.
– Australianët do të jetojnë për vite me radhë me efektet e zjarreve
Profesori Nicholas Biddle, lider i ekipit që ka publikuar raportin e përgatitur, duke kontaktuar më shumë se 3 mijë australianë në të gjithë vendin është shprehur se, “Pothuajse çdo australian është prekur nga këto zjarre dhe shumë prej nesh do të jetojnë për vite me radhë me efektet e kësaj”.
Duke deklaruar se raporti është studimi më i madh dhe më gjithëpërfshirës që është bërë deri më tani nëpërmjet perceptimeve publike lidhur me zjarret e pyjeve, Biddle, tha se, “këto zjarre kanë pasur efekte të pashembullta dhe globale”.
– Rreth 11 milionë hektarë të djegur
Zjarret shpërthyen në shtator 2019 në Uellsin e Ri Jugor (NSW) dhe më pas u bënë aktive në pyjet dhe pjesët e shkurreve në rajonet Queensland, Victoria dhe Australinë e Jugut. Si pasojë e zjarreve, të cilat herë-herë u përhapën edhe në vendbanime, humbën jetën 33 persona.
Gjithsej tre mijë shtëpi dhe 11 milionë hektarë tokë, pjesa më e madhe në NSW, janë shndërruar në hi si pasojë e zjarreve, kurse është raportuar se 1.25 miliardë gjallesa mund të kenë ngordhur nga katastrofa.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...