74 të vdekur pas një sulmi të dyfishtë në Damask

13:58 | 12 Mars 2017
Arbresh.info

Të paktën 74 shtetas irakianë u vranë dje gjatë sulmit të dyfishtë që goditi Damaskun, njoftoi Ministria irakiane e Punëve të Jashtme.

“Shifrat flasin për 74 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme irakiane.

Ai shtoi se bombat kishin si objektiv autobusë që transportonin pelegrinë, ndërsa Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH) raportoi edhe praninë e një kamikazi.

Deklarata irakiane akuzon grupet ekstremiste sunite për këtë sulm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme