Google ADS

731 të vdekur nga koronavirusi në Nju Jork

18:15 | 7 Prill 2020
Arbresh.info

Shteti i Nju Jorkut ka publikuar shifrën më të lartë të vdekjeve brenda ditës me 731 viktima nga koronavirusi.

“Prapa secilit numër është një individ… kështu që ka dhimbje shumë sot për shumë njujorkezë, dhe ata janë në mendimet dhe lutjet tona”, tha guvernatori Andrew Cuomo, transmeton portali arbresh.info.

Numri i të vdekurve ka kaluar 5,000 ku 5.489 kanë vdekur nga ky virus.

Totali i numrit të të infektuarve gjithashtu është rritur në 138.836./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme