Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në këtë vend janë humbur gjithsej 730 mijë vende të punës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Punësimi shënoi ulje për tremujorin e katërt në mënyrë të njëpasnjëshme, duke u prekur më së shumti të rinjtë e moshës midis 18-24 vjeçare dhe të moshuarit e moshës mbi 65-vjeçare.
Pagat po ashtu pësuan, me një rënie prej 0,2 për qind të pagës së rregullt dhe duke shënuar këmbimin e parë negativ që kur filloi regjistrimi i të dhënave në vitin 2001.
Numri i personave me kontrata me zero orë të regjistruara u rrit për 17,4 për qind, duke arritur në 1.05 milionë, nivel më i lartë i regjistruar deri më tani.
Zv/statiscieni kombëtar i ONS-së për statistikat ekonomike, Jonathan Athow, njoftoi se “rënia e vendeve të punës është më e madhe midis punëtorëve më të rinj dhe më të moshuar, së bashku me ata që janë të punësuar me aftësi të ulëta”.
“Numri i vendeve të lira të punës filloi të rimëkëmbet në muajin korrik, veçanërisht në bizneset e vogla dhe në sektorë të tillë si mikpritja, por kërkesa për punëtorë mbetet e zymtë. Shifrat nga anketa jonë tregojnë se ka pasur një rritje e njerëzve të papunë dhe të atyre që nuk kërkojnë punë, pavarësisht se duan të punësohen”, tha Athow.
Departamenti i Thesarit njoftoi se skema e qeverisë “Eat Out to Help Out” (Hani jashtë për të ndihmuar) u përdor më shumë se 10.54 milionë herë javën e parë.
Skema u ofron britanikëve një zbritje prej 50 për qind apo mbi 10 paund për person në ushqime dhe pije joalkoolike në rreth 80 mijë restorante dhe kafene.
Sky News raportoi të dhëna nga aplikacioni financiar Yolt që tregon se skema rriti për 14 për qind numrin e personave që hanë jashtë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...