Sot bëhen 72 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, e cila startoi si revansh i forcave fashiste dhe arriti përfundoi si triumf i forcave përparimtare.
U zhvillua në 2077 ditë (1 shtator 1939-8 maj 1945 SR), si një përleshje e përgjithshme midis 61 shteteve, që përbënin 80 % të popullsisë të globit.
Veprimet luftarake u kryen në territoret e 40 shteteve në Euroje, Azi dhe Afrikë. Më 8 maj 1945 njerëzimi mbylli siparin e tragjedisë më të përgjakshme në historinë e tij: 32 milionë jetë njerëzore të humbura në fushëbetejat, nga të cilët 27 milionë ishin ruse; mëse 20 milionë u vrarë nga goditjet e avionëve, artilerisë dhe ato bërthamore; çdo ditë shuheshin më se 24 mijë njerëz.
500 miliardë franga ari zvicerane çmohet dëmi ekonomik, i qindfishuar i vlerësuar tashmë. 1.126.000 ton pleh i krijuar nga djegiet e trupave të njerëzve.
Shpërthimi i saj asessi s’mund të jetë ngjarje e rastit, por rrjedhojë e një vargu rrethanash të ndërlikuara politike, ekonomike, strategjike ndërkontinentale. Disa nga shkaqet mund të jenë: padrejtësitë e traktateve të nënshkruara pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore; paaftësia e Lidhjes së Kombeve të Bashkuara për të menaxhuar shtetet; kontradiktat midis shteteve të ndryshme; luftërat me karakter çlirimtar; kriza e thellë e përgjithshme ekonomike, e sidomos papunësia e madhe në vitet 1931-’35, etj. etj.
Historiografia botërore ka fiksuar si datë fillimi 1 shtatorin 1939, kur Gjermania me ëndrrën për të “Siguruar hapësirën e nevojshme jetike”, nën thirrjen histerike “Të jemi të pamëshirshëm nëse duam të ardhmen”, sulmoi Poloninë. Por lufta kishte filluar më 1931, kur Japonia pushtoi Mançurinë. Mandej, më 1939: u pushtua fillimisht Etiopia më 1935, Spanja më 1936, Austria e Çekosllovakia më 1938, dhe Shqipëria më 1939.
Viti 1940 vendosi në teatrin e luftimeve disa shtete të Azisë Juglindore, Greqinë, Francën, Holandën dhe Belgjikën. Vendet Skandinave e Danimarka u pushtuan në vitet 1940-‘41. Duke u gdhirë 22 qershori 1941, edhe pse ekzistonte një pakt sovjeto-nazist për mossulmim, u sulmua edhe ish-Bashkimi Sovjetik, çka do të thotë se bota hyri në një katastrofë globale të paparë në të shkuarën historike të saj.
8 maj 1945, është shënuar si rënia e Rajhut III. Gjermania naziste kapitullon pak ditë pas vetëvrasjes së Hitlerit dhe marrjes së Berlinit nga Ushtria e Kuqe.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...