Google ADS

71-vjeçari godet me thikë 6 vjeçarin palestinezo-amerikan në Çikago

22:48 | 15 Tetor 2023
E.G

Një djalë musliman palestinezo-amerikan 6-vjeçar u godit me thikë për vdekje dhe nëna e tij u plagos rëndë në zonën e Çikagos, thotë Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR).

Një 71-vjeçar – pronari i tyre – është akuzuar për vrasje, pasi autoritetet thonë se ai e goditi me thikë 26 herë djalin dhe plagosi rëndë një grua 32-vjeçare sepse ata ishin myslimanë, shkruan Al Jazeera, përcjell Arbresh.info.

Policia tha se burri, i cili është akuzuar për një krim urrejtjeje, kishte në shënjestër fëmijën dhe nënën e tij për shkak të “identitetit të tyre mysliman dhe konfliktit të vazhdueshëm të Lindjes së Mesme që përfshin Hamasin dhe Izraelin”, raportoi kanali lokal i lajmeve abc./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme