70-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë

13:26 | 10 Gusht 2022
K.B

Një pensioniste ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë pasi ishte e martuar prej 54 vitesh.

Chandravati, nga Rajasthan, Indi, solli në jetë një fëmijë 3.1 kg në fillim të kësaj jave.

Tani 70 vjeç, e moshuara dhe burri i saj pritën fëmijën e tyre të parë pas një faze të suksesshme të fekondimit in vitro (IVF).

Ata kishin 54 vite që përpiqeshin të bëheshin me fëmijë, shkruan The Mirror, transmeton arbresh.info.

Gopichand, babai i foshnjës, 75-vjeç tha: Chandravati qante nga lumturia.

Gopichand u plagos kur ishte ushtar dhe pas kësaj e kishte të vështirë të kishin fëmijë.

Nëna dhe foshnja thuhet se janë mirë, sipas raporteve të mediave lokale.

Për 5 dekada çifti vizitonte rregullisht mjekun në përpjekje për të pasur një fëmijë.

Ata iu drejtuan qendrës së fertilitetit përmes një të afërmi dhe arritën të kishin fëmijën e tyre në raundin e tretë të IVF-së.

Pavarësisht se janë të kënaqur që më në fund arritën të kenë një fëmijë, ata pranojnë se kanë disa rezerva për tu bërë prindër një moshë kaq të madhe. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme