7 vjeçari noton për një orë, shpëton babanë dhe motrën e marrë nga rryma

17:54 | 1 Qershor 2021
Arbresh.info

Një 7 vjeçar nga Florida po quhet hero ne SHBA për shkak se notoi për një orë deri sa kërkoi ndihmë për të atin dhe motrën të cilët i kishte marre me vete rryma e forte e ujit. Steven Poust i tha filialit të CNN, WKXT, se e kishte ndaluar varkën e tij në lumen lumin St. Johns në Jacksonville, për t`i lënë fëmijët e tij, djalin Chase 7 vjeç dhe vajzën 4 vjeçare Abigail, që të notonin.

Abigail po mbahej me duar në pjesën e pasme të varkës, por rrymat ishin aq të forta sa e tërhoqën vajzën, dhe ndonëse Chase i kapi dorën, nuk arriti ta mbante dot.

I ati u hodh në ujë të ndihmonte te bijën e cila kishte veshur jelek shpëtimit, dhe i tha djalit të dilte me not në breg e të kërkonte ndihmë. 7 vjeçarit iu desh një orë për të mbërritur bregut. Siç rrëfeu me pas, ne një pjesë të rrugës notoi në shpinë sepse u lodh.

Sapo doli në tokë, vrapoi drejt shtëpisë më të afërt për të kërkuar ndihmë. I ati dhe e motra ishin larguar sakaq nga rrymat e forta gati 2 milje larg vendit ku ndodhej varka. Departamentit të Shpëtimit dhe Zjarrit në Jacksonville iu desh të kërkonte dhe ndihmën e agjencive të tjera për të zgjeruar kërkimin e për të gjetur dy të humburit, në të kundërt, rezultati sot mund të kishte qenë ndryshe thanë drejtues të tij./TCH/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme