7 gjëra që mund të mos i dini për Jens Stoltenberg

22:20 | 12 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Ish kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg është riemëruar si shef i NATO-s deri në vitin 2020.

Megjithatë, disa detaje për jetën e tij mund të mos i keni ditur, shkruan “Sputnik”, transmeton portali arbresh.info

  1. Jens Stoltenberg u lind më 16 mars 1959, në Oslo, në një familje të politikanëve. Babai i tij, Thorvald Stoltenberg, ishte një anëtar i shquar i Partisë Laburiste dhe shërbeu si ambasador, ministër i mbrojtjes dhe ministër i jashtëm. Nëna e tij, Karin Stoltenberg, shërbeu si sekretare e shtetit në disa qeveri.

 

  1. Stolenberg është economist dhe titulli i tezës së tij ishte “planifikimi makroekonomik nën pasigurinë, në analizë empirike”.

 

  1. Si politikan, Stoltenberg ka fituar reputacionin e një avokati të zjarrtë të lidhjeve të forta me Antlantikun. Por në rini, ai ishte kundërshtar i NATO-s dhe BE-së. Në vitet 1970, ai mori pjesë në protestat kundër Luftës së Vietnamit, duke hedhur gurë në Ambasadën Amerikane në Oslo.

 

  1. Ndërsa shërbente si kryeministër, Stoltenberg në vitin 2009 formoi një qeveri, që përbëhej nga 10 burra dhe 10 gra.
  2. Stoltenberg është shumë aktiv. Atij i pëlqen të ngasë biçikletën e tij edhe në sezonën e dimrit. N ë dhjetor 2011, ai udhëtoi në Antarktidë për të shënuar 100 vjet që kur Roald Amundsen arriti në Polin e Jugut në ski.6.
  3. Në vitin 2016, ai krijoi librin e tij autobiografik “My Story”, në të cilin, ndër të tjera, pranoi të mbante kontakte të ngushta me personelin e Ambasadës Sovjetike në Norvegji që nga fundi i viteve 1970. Stoltenberg pohoi se atasheu kulturor që ai kontaktoi në Ambasadën Sovjetike në Oslo ishte një agjent i KGB-së.
  4. Në gusht të vitit 2013, Stoltenberg në llogarinë e tij personale në Facebook kishte treguar se dikur kishte punuar edhe si shofer taksie, me qëllim që të dëgjonte nga votuesit norvegjezë rreth pikëpamjeve të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme