Situata në shtatë burgje në Ekuador mbetet ende jashtë kontrollit, ndërsa qeveria e presidentit të ri, Daniel Noboa, vazhdon me ndihmën e ushtrisë përpjekjet e saj për të rivendosur rendin publik pas dhunës së nisur të martën në Guayaquil nga grupe kriminale të lidhura me trafikut të drogës.
Të premten në mbrëmje, Policia e Guayaquil raportoi arratisjen e 5 të burgosurve të tjerë nga burgu El Litoral, i njëjti prej nga u arratis të hënën bosi i drogës Adolfo Macias, alias ‘Fito’.
Ndërkohë, hesapet mes bandave vijojnë brenda burgjeve dhe në orët e fundit autoritetet kanë nxjerrë kufomat e dy të burgosurve të hedhur jashtë gardheve të burgut të El Canar dhe Azuay.
Mbeten ende 170 pengje (155 agjentë dhe 15 civilë) në duart e të burgosurve rebelë në të gjithë vendin dhe negociatat e vështira për lirimin e tyre po kryhen gjithashtu me ndihmën e autoriteteve të Kishës Katolike.
Pas ditës tragjike të së martës, në të cilën të paktën 14 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në bastisjet e bandave të armatosura të drogës, presidenti Noboa shpalli gjendjen e “konfliktit të armatosur të brendshëm”, duke autorizuar përdorimin e forcave të armatosura në luftën kundër krimit të organizuar./A2CNN/
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...