68 fëmijë ne mesin e të vrarëve gjatë sulmit ndaj personave të evakuuar në Siri

16:30 | 16 Prill 2017
Arbresh.info

Të paktën 68 fëmijë ishin në mesin e 126 njerëzve të vrarë në sulmin me bombë të shtunën në autobusët që transportonin të shpërngulurit nga qytetet e rrethuara në Siri, thonë aktivistët.

Një automjet i mbushur me eksploziv goditi konvojin pranë Aleppos, shkruan BBC.

Observatori sirian i grupit të monitorimit për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha se të paktën 109 shpërngulurit nga qytetet të kontrolluara nga qeveria u vranë, së bashku me punonjësit humanitarë dhe ushtarë rebelë.

Shumë të tjerë u plagosën në këtë sulm./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme