Javën që vjen mbushen plot 60 vjet që kur filloi ndërtimi i Murit të Berlinit. Kjo pengesë prej betoni ndau Lindjen dhe Perëndimin për 28 vjet dhe u bë simbol i errësirës dhe shtypjes diktatoriale dhe më pas i rrëzimit të sistemit komunist.
Më 13 gusht 1961, trupat e Gjermanisë Lindore filluan të mbyllnin sektorin lindor të Berlinit me tela me gjemba dhe blloqe betoni. Por me kalimin e kohës pengesa u përforcua duke rrethuar gjithë Berlinin Perëndimor.
Një mur betoni u ndërtua në vitin 1965. Versioni përfundimtar i murit përfundoi në vitin 1975 dhe shtrihej për 150 kilometra rreth Berlinit Perëndimor. Vetë muri ishte gati 3.6 metra i lartë dhe kufiri gjithashtu ruhej nga qindra kulla vrojtimi, llogore kundër automjeteve, bunkerë, tela me gjemba, gardhe sinjalizuese dhe pengesa të tjera.
Shumë u përpoqën ta kalonin atë. Disa patën sukses, të tjerët u kapën ose u vranë.
Nata e 9 nëntorit e vitit 1989 është ngulitur në kujtimet e shumë gjermanëve. Me sa duket, pa paralajmërim, Muri i Berlinit, simboli i ndarjes midis Lindjes dhe Perëndimit, u hap.
Nën presionin e demonstratave mbarëkombëtare pro-demokracisë, regjimi i Gjermanisë Lindore po kërkonte mënyra për të kontrolluar revoltën.
Zëdhënësi i Byrosë Politike në pushtet, njoftoi se: “Gjermania Lindore po hiqte kufizimet e udhëtimit përtej kufirit të saj me Gjermaninë Perëndimore pas gati tre dekadash izolimi”.
Atë natë, banorët e Berlinit Lindor u mblodhën tek pika e kalimit për në Berlinin Perëndimor.
Ishte një moment dramatik që ndihmoi në përfundimin e Luftës së Ftohtë. Rojet e armatosura kufitare të Gjermanisë Lindore hoqën dorë dhe i lanë njerëzit të kalojnë. Më vonë, muri u rrëzua dhe rruga u hap. Pas rënies, pjesa më e madhe e murit u copëtua dhe u hoq. Kancelari Helmut Kohl mori detyrën e bashkimit të dy Gjermanive. Por rruga drejt bashkimit ishte e vështirë dhe jo pa kundërshtime dhe protesta nga neo-nazistët. Më pak se një vit pas rënies së murit, ribashkimi gjerman ishte i plotë./tch
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...