Google ADS

60 përqind e gjermanëve besojnë se marrëdhëniet me SHBA-të janë në nivel të ulët

00:54 | 28 Prill 2018
Trina Galanxhi

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi është gjetur se shumica e gjermanëve besojnë se marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Gjermanisë janë më të këqijat që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sondazhi i kryer nga Instituti për Hulumtime të Opinionit Publik të JuGov ka gjetur se 60 përqind e gjermanëve besojnë se marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Gjermanisë janë përkeqësuar që nga zgjedhja e Donald Trumpit si president, transmeton portali abresh.info

Vetëm 2 përqind e gjermanëve mendojnë të kundërtën, ndërsa 17 përqind kanë refuzuar të përgjigjen.

Sondazhi ka gjetur se një pjesë e madhe e gjermanëve besojnë së Donald Trump është shumë më i rrezikshëm se Kim Jong-un.

Raporti i hulumtimit është botuar pikërisht në kohën kur kancelara gjermane Angela Merkel ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme