Përkundër sulmeve të shumta nga forcat ruse, ukrainasit mbeten optimist në lidhje me luftën.
Sipas një sondazhi të kryer nga Grupi Sociologjik “Rating”, 91 përqind e të anketuarve ndjejnë shpresë, 92% besojnë se Ukraina do të zmbrapsë sulmin e Rusisë, 57% besojnë se Ukraina do ta mposht Rusinë në javët e ardhshme, transmeton portal arbresh.info
57% e të anketuarve besojnë se Ukraina do të jetë në gjendje të fitojë luftën me Rusinë gjatë javëve të ardhshme: 18% mendojnë se vendi do të fitojë brenda një jave, ndërsa 39% brenda disa javësh
Rreth 18 përqind e të anketuarve besojnë se lufta do të zgjasë disa muaj, ndërsa vetëm 9% besojnë se lufta do të zgjasë më shumë se gjashtë muaj.
Pothujase të gjithë ukrainasit e anketuar besojnë në fitoren e Ukrainës.
Banorët e rajonit perëndimor janë më optimistë. Megjithatë, në rajone të tjera, shumica gjithashtu besojnë se lufta nuk do të zgjasë shumë.
92% e të anketuarve besojnë se Ukraina do të jetë në gjendje të zmbrapsë sulmin e Rusisë. Kjo përqindje po rritet pothuajse çdo ditë. Sot, vetëm 6% nuk kanë një besim të tillë. Besimi në fitoren e Ukrainës mbizotëron në të gjitha rajonet e vendit.
Në pyetjen se a mendojnë se qytetarët rusë e mbështesin pushtimin e Ukrainës, 40 përqind e ukrainasve mendojnë se “po”.
Një e katërta e të anketuarve besojnë se çdo i dyti person në Rusi e mbështet luftën, dhe një e katërta mendojnë se përkrahësit e luftës janë në pakicë atje.
Ndërsa, në lidhje me rivendosjen e marrëdhënieve miqësore mes Rusisë dhe Ukrainës, ukrainasit janë skeptikë.
22% mendojnë se është e mundur në 20-30 vjet pas luftës, 18%, se është e mundur në 10-15 vjet, dhe vetëm 12% mendojnë se rivendosja e miqësisë është e mundur në dy vjet pas luftës.
Banorët e Jugut dhe Lindjes dhe ata që kanë të afërm në Rusi besojnë pak më shumë në rivendosjen e këtyre marrëdhënieve. Por edhe mes tyre, më shumë se një e treta nuk besojnë në rikthimin e miqësisë mes dy kombeve./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...