60 ditë luftë, DASH beson në fitoren e Ukrainës

13:38 | 24 Prill 2022
KRG

Sot janë bërë 60 ditë nga pushtimi rus, por DASH ka besim në fitoren e Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se pret që Sekretari i Shtetit të SHBA-së Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin të vizitojnë sot Kievin.

Lexo edhe:

Zelensky pritet të takojë zyrtarë të lartë amerikanë në Kiev

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar mbi planet, por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price ka folur për BBC në lidhje me luftën në Ukrainë.

Ai u shpreh se ishte i bindur që Zelensky do të mbizotëronte në luftë.

“Kjo do të jetë një fitore për Ukrainën; do të jetë një humbje strategjike për Rusinë”, tha ai.

I pyetur nëse SHBA dhe aleatët e saj po siguronin mjaftueshëm armatim të rëndë, Price tha: “Ajo që kemi bërë është të dërgojmë pikërisht atë që partnerët tanë ukrainas kanë nevojë për të shmangur këtë agresion rus.”

Të ngjashme