Në mesazhin e fundit drejtuar popullit ukrainas, presidenti Zelenskyy deklaroi se është i bindur se vetëm një takim i drejtpërdrejt i tij me liderin rus, Vladimir Putin do të mund t’i japë fund luftës në Ukrainë që tashmë zgjat prej 24 shkurtit.
Zelenskyy shtoi se nuk do të pranojë asnjë takim të mundshëm me negociatorë rusë, pasi gjithçka është në dorën e tij dhe të Putin.
“Pa të vendimet nuk merren dhe ne e dimë mirë këtë. Dhe nëse flasim për një vendim për t’i dhënë fund luftës, pa të (Putin) ky vendim nuk do të merret po paguajmë një çmim të lartë, por me siguri do të ketë fitore”, u shpreh presidenti Zelenskyy. /A2CNN/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës