Google ADS

6 turistë humbin jetë si pasoj e erës dhe shiut në Greqi

08:58 | 11 Korrik 2019
Arbresh.info

Gjashtë turistë kanë humbur jetë dhe së paku 30 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasoj e erës së fuqishme që përfshiu regjionin verior të Greqisë shkruan Arbresh.info

Stuhia e fortë, shiu i madh kanë goditur Halkidikun, qytet afër Thesalonikut, mbrëmjen e të mërkurës kanë thënë zyrtarët.

Në mesin e viktimave janë një çift çek, dy rumunë dhe dy rus.

Ministri i Greqisë për mbrojtjen e qytetarëve, Michalis Chryssohoidis, pritet të vizitojë rajonin të enjten./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme