Të paktën gjashtë persona nga Afrika kanë humbur jetën përderisa përpiqeshin që të emigronin në Europë, ndërsa rreth 30 janë të zhdukur në Detin Mesdhe.
Ministria e Mbrojtjes së Tunizisë ka deklaruar se tragjedia erdhi si pasojë e përmbysjes së varkës në brigjet e Tunizisë, transmeton portal arbresh.info
Forcat detare dhe rojet bregdetare tuniziane morën trupat, shpëtuan 34 të mbijetuar dhe po kërkojnë për personat e listuar si të zhdukur, tha ministria në një deklaratë. Të mbijetuarit u thanë shpëtimtarëve se varka kishte 70 persona në të dhe ata ishin nisur për në Itali, shkruan AP.
Varka ishte larguar nga Libia fqinje dhe u mbyt rreth 40 kilometra larg qytetit tunizian të Zarzis, pranë kufirit me Libinë.
Të mbijetuarit ishin kryesisht nga Egjipti, Sudani dhe Bregu i Fildishtë.
Rruga qendrore e Mesdheut, e cila shkon nga Afrika e Veriut në Italinë Jugore, është rruga më e ngarkuar dhe më vdekjeprurëse e migrimit për në Europë. Njerëzit udhëtojnë nga Libia dhe Tunizia me varka të mbushura me njerëz dhe në mëshirën e kontrabandistëve paguajnë për t’i kaluar përtej detit.
Rreth 60,000 njerëz mbërritën në Itali me rrugë detare vitin e kaluar dhe rreth 1,200 vdiqën ose u zhdukën gjatë udhëtimit, sipas agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara./arbresh.info/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër