“Duhet të jemi të sinqertë: 2018-ta nuk është edhe aq vit i qetë”, shkruajti Presidenti i Grupit Eurasia, Ian Bremmer dhe kryetari Cliff Kupchan në raportin e tyre vjetor për “rreziqet më të mëdha”.
Sipas tyre qeveritë nuk po bëjnë shumë dhe rendi global po zbrapset, transmeton portali arbresh.info
Vlerësimi i tyre për rreziqet më të mëdha me të cilat ballafaqohet bota gjatë vitit 2018 përfshin planetin nga vendet individuale e deri te trended globale.
Shikoni në detaje se cilat janë ato:
Në krye të listës për rreziqe është Kina e fuqishme. Presidenti Xi Jinping është “presidenti më i fortë kinez që nga Mao Zedong”, thuhet në raport, duke shtuar se shumë vende po kthehen nga Kina për shkak të “mosndërhyrjes në çështjet e vendeve të tjera”.
Analistët në Grupin Eurasioa janë të shqetësuar për një aksident që mund të shkaktojë konflikt të mëdh. “Nuk ka pasur krizë të madhe gjeopolitike që nga 11 shtatori, por tani shumë vende për shkak të një gabimi mund të shkaktojnë konflikt serioz ndërkombëtar”, thuhet në raport. Zonat me rrezik më të madh janë Gadishulli Korean, Siria, Europa Lindore dhe Iraku.
2018-ta do të jetë një vit përcaktues për Meksikën, pasi vendi është i rrethuar nga korrupsioni, dhuna në mes të bandave dhe karteleve të drogës dhe rritja e ngadaltë ekonomike. Sipas Grupit Eurasia, Meksika pritet të përjetojë disa pasoja, sepse ekziston potenciali për rënien e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut.
Duket sikur Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump “i ka vënë syrin Iranit”, thotë Eurasia Grup dhe sipas tyre ai mund të rrezikojë të kaluarën e brishtë diplomatike, , veçanërisht marrëveshjen bërthamore. Analistët thonë se ekziston një shans i vogël që kjo marrëveshje të mbijetojë gjatë vitit 2018. Trump ka gjasa të vazhdojë të mbështesë të gjitha vendet që janë kundër Iranit. Gjithashtu mund të ketë koordinim më të thellë edhe me Arabinë Saudite.
“2017-ta nuk ka qenë aspak argëtuese për Britaninë e Madhe”, tha Bremmer dhe Kupchan, por ata shtojnë se “2018-ta do të jetë edhe më keq”. Pjesa më e madhe e politikës së vendit do të lidhet me Brexit. Parimi negociues i Britanisë së Madhe mund të “inkurajojë luftime të pafundme mbi detajet mes BE-së dhe Britanisë”.
Raporti i Grupit Eurasia thotë se viti 2018 mund të shikojë përplasje të pafundme në vendet e Afrikës, si Mali, Sudani Jugor dhe Somalia, Bregu i Fildishtë, Nigeria, Kenia dhe Etiopia. Militantizmi dhe terrorizmi janë kërcënimet kryesore, veçanërisht Al Shabaab, Al Qaeda, dhe grupe të tjera xhihadiste dhe terroriste si ISIS dhe Boko Haram./arbresh.info/
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...