Gjithsej 1.716 pjesëtarë të personelit shëndetësor që ushtruan detyrën e tyre në luftën kundër epidemisë së koronavirusit të ri COVID-19 janë infektuar me sëmundjen, ndërsa gjashtë prej tyre kanë humbur jetën.
Që nga shpërthimi i epidemisë, në provincën Hubei janë dërguar 21.569 pjesëtarë të kuadrit shëndetësor të organizuar në 189 ekipe.
Zeng Yixin, zëvendësdrejtor i Komisionit Kombëtar Shëndetësor të Kinës, në një konferencë për media në Pekin tha se nga 1.716 punonjësit mjekësor të infektuar, 1.502 janë prekur me sëmundjen në Hubei.
Numri i vdekjeve në Kinë nga koronavirusi i ri, zyrtarisht i njohur si COVID-19, i cili u shfaq më 12 dhjetor në qytetin Wuhan të provincës kineze Hubei, ka arritur në 1.380, ndërsa numri i konfirmuar i të prekurve nga ky virus vdekjeprurës ka arritur në 63.851.
Krahas Kinës, raste të virusit janë konfirmuar edhe në mbi 20 vende të tjera.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare.//AA
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...