Në Pakistan, një operacion emergjent është duke u zhvilluar për të shpëtuar 6 fëmijë dhe 3 të rritur të bllokuar në një teleferik të varur 365 metra mbi rajonin malor në veriperëndim të vendit.
Fëmijët po udhëtonin për në shkollë në provincën Khyber Pakhtunkhëa kur një nga kabllot e teleferikut u këput në orën 9 të mëngjesit me orën lokale të martën, tha udhëheqësi i shpëtimit Bilal Ahmad Faizi.
Tanveer Ur Rehman, një zyrtar lokal i rrethit Battagram, tha se përpjekjet e shpëtimit po kryheshin nga toka për shkak të lartësisë së teleferikut.
“Teleferiku është 365 metra mbi tokë. Përpjekjet e shpëtimit janë të pamundura pa helikopter dhe nevojiten shpëtimtarë me përvojë për të siguruar që gjithçka të shkojë pa probleme”, tha ai.
Autoriteti shtetëror i menaxhimit të fatkeqësive kërkoi ndihmën e një helikopteri për të kryer operacionin e shpëtimit, raportoi CNN. Teleferiku lidh dy komunitete në rajon dhe ka dy kabllo, njëri prej të cilëve është këputur, tha Faizi./euronews
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...