Policia në Kanada ka konfirmuar se 14 persona kanë mbetur të vdekur pas një përplasje të një kamioni me autobusin e një skuadre të të rinjve të hokejit mbi akull të premten mbrëma, njofton Klan Kosova.
The Humboldt Broncos ishin duke udhëtuar në autostradë në veri të Tisdale në provincën Saskatchewan.
Policia kanadeze ka thënë se në autobus ishin 28 persona, 14 prej të cilëve mbetën të vdekur, përfshirë shoferin.
Të tjerët janë dërguar për mjekim në spital.
Tre prej tyre janë në gjendje kritike.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka shkruar në Twitter se “s’mund ta imagjinoj dot se nëpër çfarë dhimbje po kalojnë në këto momente prindërit e këtyre fëmijëve”./kla kosova/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...