Shumica e zviceranëve shfrytëzojnë mundësinë që të dalin në pension të parakohshëm. Siç shkruan gazeta “NZZ am Sonntag” në botimin e sotëm, vetëm një pakicë vazhdon punën efektive e në orar të plotë deri në moshën e pensionimit.
Në fakt, 58 për qind të njerëzve që janë të punësuar, dalin në pension para moshës që për këtë ua cakton ligji, shkruan gazeta në fjalë.
Këtë konstatim “NZZ am Sonntag” e mbështet në një studim të realizuar nga këshillimorja e fondeve të sigurimeve pensionale Swisscanto, transmeton albinfo.ch. Sipas studimit në fjalë, vetëm 32% të punëmarrësve punon deri në moshën e paraparë me ligj, (e cila është 65 për meshkuj dhe 64 për gra).
Përqindja e lartë e pensionimeve të parakohshme ka qenë befasi edhe për bartësit e studimit, është shprehur për gazetën Rene Raths, pjesë e stafit drejtues të Swisscanto.
Në rrethanat kur mosha mesatare që e arrijnë zviceranët po shkon duke u rritur, ka qenë e pritshme e kundërta, pra që të punësuarit të vazhdojnë procesin e punës më gjatë se deri tash.
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...