Google ADS

55 përqind e francezëve të “pakënaqur” me Presidentin Macron

22:49 | 22 Prill 2018
Trina Galanxhi

Më shumë se gjysma e popullsisë franceze nuk e miratojnë punën e Presidentin Emmanuel Macron.

Sondazhi i ri është zhvilluar gjatë kohës që Parisi iu bashkua sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA-të në Siri dhe në mes të protestave për reforma, transmeton portali arbresh.info

Gazeta Le Journal du Dimache ka publikuar sondazhin e kryer nga Ifop, ku është gjetur se 55 përqind e të të anketurve janë të pakënaqur me punën që bën presidenti.

Tre muajt e fundit në Francë kanë protestuar mijëra persona të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre mbi miratimin e reformave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme