Situata nga koronavirusi në Spanjë është duke u përkeqësuar, vetëm në 24 orët e fundit 514 persona kanë humbur jetën nga ky virus.
Shifrat zyrtare tregojnë se 2 mijë e 696 njerëz kanë vdekur në vend dhe afro 40 mijë 000 janë infektuar.
Rreth 5 mijë e 400 punonjës shëndetësor janë ndër rastet e konfirmuara.
Spanja është vendi më i prekur në Evropë pas Italisë, ku në Itali janë regjistruar më shumë se 6 mijë vdekje deri më tani, raporton BBC, transmeton lajmi.net.
Rastet janë raportuar më së shumti në Madrid, Katalonjë dhe Vendin Bask, numri i infeksioneve po rritet edhe në rajone të tjera.
Në Castilia-La Mancha dhe Castilla y Leon, që kufizojnë kryeqytetin, është parë një kërcënim i madh i rasteve. Të dy rajonet kanë popullsi të madhe të të moshuarve.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...