51-vjeçari rus që po udhëtonte me avion nga Stambolli për në Hamburg më 25 tetor është gjetur i vdekur në sedijen e tij.
Burri po fluturonte me një linjë ajrore gjermane, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Ai u vu re nga një anëtar i ekuipazhit të avionit pasi pjesa tjetër e personave kishin zbarkuar.
Ndonëse ishte plotësisht i vaksinuar kundër koronavirusit, ai rezultoi pozitiv në testet e kryera pas vdekjes së tij.
Deri më tani nuk dihet nëse 51-vjeçari kishte shfaqur ndonjë simptomë gjatë ditëve të fundit të jetës së tij.
Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se 51 vjeçari ka vdekur gjatë fluturimit, ndërsa autoritetet theksuan se ai vuante edhe nga sëmundje të tjera. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...