Google ADS

500 viktima dhe mbi 27 mijë raste të reja me COVID-19 në Rusi

17:50 | 27 Nëntor 2020
Arbresh.info

Me 27.543 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Rusi është shënuar shifra “më e lartë e rasteve ditore” që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 27.543 raste të reja është shënuar shifra më e lartë e rasteve ditore duke e arritur numrin e rasteve në 2.215.533 ndërsa me 496 vdekje të reja numri i viktimave është rritur në 38.558.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1.2 është rritur në 1.3 për qind.

Në Rusi numri i të shëruarve është rritur në 1.712.174, përfshirë 26.682 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 7.918 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 585.095 ndërsa me 77 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 8.680.

Vaksinimi masiv i vaksinës kandidate “EpiVakKorona” do të fillojë në 2021

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 543 mijë teste të COVID-19 ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 74.8 milionë.

Në deklaratë thuhet se vaksinimi masiv i vaksinës kandidate “EpiVakKorona” të zhvilluar nga Qendra e Hulumtimeve Vektor do të fillojë në vitin 2021.

Do të vaksinohen mbi 400 mijë ushtarë rusë

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu tha se janë vaksinuar mbi 2.500 ushtarë rusë. “Planifikohet të vaksinohen mbi 400 mijë ushtarë rusë”, tha ai.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Dje në vend u regjistruan 25.487 raste dhe 524 jetë të humbura.

Në kuadër të masave të ndërmarra kundër COVID-19 në Rusi më 28 tetor hyri në fuqi vendosja e detyrueshme e maskave në hapësira publike, në mjetet e transportit publik, në taksi, në parkingun e automjeteve dhe në ashensorë. Në vend gjatë orës 23:00-06:00 janë ndaluar aktivitetet në vendet e argëtimit, restorante, bare dhe kafene.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme