Google ADS

500 milionë njerëz vuajnë nga uria

10:21 | 2 Shkurt 2018
L G

Rreth 500 milionë njerëz në zonat e luftës në të gjithë botën, po vuajnë nga uria, njoftoi OKB në raportin e fundit, duke deklaruar se “pa paqe nuk ka perspektivë për çrrënjosjen e urisë”.

Luftërat dhe konfliktet përkeqësojnë urinë në botë, paralajmëroi OKB dhe në të njëjtën kohë bëri thirrje për intensifikimin e përpjekjeve për të arritur paqen, në mënyrë që të mbrohen njerëzit që janë në rrezik urie në zonat e konfliktit. “Në tetë vende, çdo i katërti nuk ka ushqim të mjaftueshëm”, thotë raporti i Këshillit të Sigurimit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme