Google ADS

50 të plagosur nga aksidenti i trenit në Rusi, shkak reshjet e mëdha

08:27 | 27 Qershor 2024
K.B

Rreth 50 është nurmi i të plagosurve për shkak të një aksidenti me tren ne Rusi, kur më shumë se gjysma e vagonave doli nga shinat, raporton Interfax.
Agjencia bën me dije se dhjetë persona janë në gjendje të rëndë pas aksidentit.

“Shumica e viktimave janë diagnostikuar me fraktura, mavijosje, prerje dhe lëndime traumatike në tru”, njoftuan shërbimet e urgjencës.

Interfax raporton se në tren në momentin e daljes nga shinat ndodheshin 232 pasagjerë dhe nuk pati viktima në aksident.

Në një njoftim për shtyp nga Hekurudhat Ruse, thuhet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shtrembërimit të shinave për shkak të reshjeve të mëdha./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme