Më pak se tre vite më parë, Boris Johnson udhëhoqi konservatorët në fitoren e tyre më të madhe zgjedhore që nga viti 1987. Tashmë, kryeministri humbi mbështetjen e deputetëve të tij duke u detyruar të japë dorëheqjen, shkruan BBC.
Por cilat janë arsyet që e çuan Johnsonin drejt dorëheqjes?
E gjitha filloi me një skandal seksual pak ditë më parë. Më 29 qershor, deputeti Chris Pincher – në atë kohë, zëvendëskryetar i konservatorëve shkoi në një klub privat në Londër ku u deh dhe kreu veprime të pahijshme seksuale.
Ai u akuzua se kishte ngacmuar dy burra, gjë që çoi në një mori akuzash të tjera ndaj tij, disa prej të cilave datonin vite më parë.
Së pari, Downing Street tha se Johnson nuk ishte në dijeni të “pretendimeve specifike” në lidhje me Pincher përpara se ta emëronte atë në shkurt, por sipas ministrave kjo nuk është e vërtetë. Më pas Johnson kërkoi ndjesë lidhur me këtë.
Me parë qeveria Johnson ishte venë në vëmendjen e të gjithëve për të ashtuquajturin “partygate”. Në prill të këtij viti, kryeministri u gjobit për thyerjen e rregullave të anti-covid gjatë pandemisë, kur nga njëra vendi ishte ne izolim total dhe merreshin masa për kufizimin e lëvizjes se qytetarëve dhe nga ana tjetër anëtarët e kabinetit organizonin festa ne Doëning Street. Por Johnson ka marre goditje edhe përsa i përket aspektit ekonomik. Inflacioni është rritur ndjeshëm në vitin 2022, në normën aktuale prej 9.1%.
Shumë nga arsyet ishin jashtë kontrollit të Boris Johnson. Pushtimi rus i Ukrainës, për shembull, ka çuar në rritje të çmimeve të naftës dhe të kostos së ushqimit. Dhe, ndërsa qeveria ka ndërmarrë disa hapa për shembull, duke ulur tarifën e karburantit, vazhdoi me një rritje të taksave në prill.
Qeveria tha se rritja e taksave do të shkonte për kujdesin shëndetësor dhe social dhe ndryshimet që filluan këtë javë e zbutën situatën por kushdo që fiton më shumë se 34,000 paund në vit do të paguajë akoma më shumë.
Në tetor 2021, një komitet i Dhomës së Ulët rekomandoi një pezullim 30-ditor për deputetin e atëhershëm konservator Oëen Paterson, për shkelje te rregullave te lobimit. Gjithashtu kritikët e tij janë shprehur prej kohësh se Boris Johnson kishte mungesë fokusi dhe idesh në Doëning Street.
Gjithashtu humbjet në zgjedhjet lokale ishin një tjetër goditje për Johnson./arbresh.info.
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...