Një cisternë karburanti është përplasur me një tjetër kamion në Nigeri, duke shkaktuar një shpërthim që ka vrarë të paktën 48 persona, ka njoftuar agjencia e reagimit emergjent të vendit.
Cisterna e karburantit po transportonte gjithashtu bagëti në zonën Agaie në shtetin veri-qendror të Nigerisë dhe të paktën 50 prej tyre u dogjën të gjalla në përplasje, ka deklaruar Abdullahi Baba-Arab, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Menaxhimit të Emergjencave.
Ndërkohë në vendin e aksidentit janë zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit.
Baba-Arab tha fillimisht se u gjetën 30 trupa, por më vonë deklaroi se u gjetën edhe 18 trupa të viktimave që u dogjën për vdekje në përplasje./abcnews.al
Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?
Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te ...
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
Rasti i Hotel Grandit/ Pacolli i reagon Haxhiut: Askush në k...
Zebërvoki eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Liverpooli i ofron Alexander-Arnold një kontratë ‘astronomik...