Me 469 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 46.208, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 13.843 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 894.385.
Lari shtoi se 5.832 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 625.606.
Duke informuar se deri tani në vend janë kryer 5.913.229 teste, zëdhënësja Lari vuri në dukje se të gjitha 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”.
Në Iran më parë ishte njoftuar se bizneset jothelbësore do të mbyllen për 15 ditë duke filluar nga 21 nëntori në më shumë se 150 provinca dhe rrethe të cilësuara në kategorinë e rajoneve “me rrezik të lartë”, përfshirë kryeqytetin Teheran. Siç është raportuar, në të njëjtën mënyrë për 15 ditë ndalesa e automjeteve në trafik do të vazhdojnë nga ora 21:00 në mbrëmje deri në 04:00 të mëngjesit.
Për ata që shkelin ndalesën në zonat e kuqe do të ndëshkohen me një gjobë prej 1 milion tuman (rreth 40 dollarë) ndërsa për ata në zonat portokalli një gjobë prej 500 mijë tuman (rreth 20 dollarë).
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut