46 emigrantë mbyten pas fundosjes së varkës jashtë bregut tunizian

10:03 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info
Të paktën 46 emigrantë u mbytën pas fundosjes së varkës së tyre në bregun jugor të Tunizisë, ndërsa dhjetëra të tjerë u shpëtuan nga roja bregdetare këtë të diel , raporton Aljzeera.
Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM), ka thënë se kishte më shumë se 70 të mbijetuar nga mbytja, por numri përfundimtar i të zhdukurve nuk është ende i sigurt, përcjell lajmi.net.

“Ka pasur rreth 180 prej nesh në bordin e anijes,  e cila u mbyt për shkak të një rrjedhjeje”, ka thënë një nga të mbijetuarit në radion ‘Tunizisa  Mosaique FM’,  gjithashtu ka përshkruar varkën si nëntë metra të gjatë.

Ai gjithashtu  ka bërë të ditur se kapiteni i varkës,  i ka braktisur ata pas fillimit të fundosjes në mënyrë që t’i shpëtoj arrestimit.

“Unë mbijetova duke ndenjur i ngjitur në dru për nëntë orë”, ka thënë i mbijetuari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme