43 të vdekur në tri operacione të Policisë së Brazilit kundër bandave të drogës

23:55 | 2 Gusht 2023
Diellza Gashi

43 persona janë vrarë në Brazil nga bastisjet e policisë që janë bërë ndaj bandave të drogës në tre shtete braziliane.

Në operacionin e fundit në Rio de Zhaneiro, policia tha se aty pati një shkëmbim zjarri në zonën Complexo da Penha, ku të vrarë mbetën të paktën 10 persona.

Më parë, 14 persona vdiqën në përleshjet gjatë një bastisjeje pesëditore të policisë në shtetin e Sao Paulos, të quajtur Operacioni Mburoja.

Dhe në shtetin verilindor të Bahias, zyrtarët thanë se 19 të dyshuar janë vrarë që nga e premtja.

58 persona u arrestuan gjatë operacionit në shtetin Sao Paulo, i cili filloi pasi një oficer i policisë i forcave speciale u vra të enjten në qytetin bregdetar Guaruja.

Policia sekuestroi 385 kilogramë lëndë narkotike, si dhe armë, sipas mediave lokale, shkruan BBC.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme