Nga fillimi i vitit, 42 gazetarë dhe punonjës mediatikë janë vrarë në botë gjatë kryerjes së detyrave të tyre, njoftoi sot Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ).
“Ulja e numrit të gazetarëve të vrarë gjatë viteve të fundit nuk mund të maskojë rrezikun vdekjeprurës me të cilin përballen gjatë punës së tyre”, tha Sekretari i Përgjithshëm i IFJ-it, Anthony Bellanger.
Ai vlerësoi se nuk janë vetëm statistikat, por miqtë dhe kolegët ata që ia kanë kushtuar jetën punës së tyre dhe kanë paguar çmimin përfundimtar për punën gazetareske, transmeton Telegrafi.
Meksika është në krye të listës për sa i përket numrit të gazetarëve të vrarë këtë vit dhe kjo është hera e katërt me radhë në pesë vitet e fundit, e ndjekur nga Pakistani, Afganistani, India, Iraku dhe Nigeria.
Numri i gazetarëve të vrarë këtë vit është pothuajse në të njëjtin nivel me 30 vjet më parë kur IFJ-i filloi mbledhjen e të dhënave.
Sipas IFJ-së, 2,658 gazetarë janë vrarë në të gjithë botën në 30 vitet e fundit. Në të gjithë botën, aktualisht ka 235 gazetarë dhe punëtorë të medias që janë burgosur për raste të lidhura me punën e tyre.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...