Google ADS

4 vullnetarë të huaj ushtarakë vriten në Ukrainë

16:20 | 4 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Ukraina njoftoi për vdekjen e katër vullnetarëve të huaj ushtarakë që po luftonin kundër forcave ruse. Legjioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Ukrainës, një brigadë zyrtare vullnetare, njoftoi se vullnetarët ushtarakë nga Gjermania, Holanda, Australia dhe Franca kishin vdekur, por nuk specifikoi se kur dhe në çfarë rrethanash, sipas The Guardian.

“Ne humbëm vëllezërit tanë në luftime, por trimëria e tyre, kujtimi dhe trashëgimia e tyre do të na frymëzojnë përgjithmonë”, thuhet në deklaratë.

Gazetarët e AFP-së në Harkiv muajin e kaluar ishin të pranishëm në varrimin më 21 maj të shtetasit holandez të përmendur në deklaratë, Ronald Vogelaar. Kolegët thanë se ai ishte vrarë disa ditë më parë nga forcat ruse.

Australiani u raportua i vrarë në maj dhe vdekja e tij u konfirmua nga një zëdhënës i departamentit të punëve të jashtme. Parisi të premten konfirmoi se një ushtar vullnetar francez ishte vrarë në luftime në Ukrainë.

Sipas organizatës, qytetarë nga vende duke përfshirë Danimarkën, Izraelin, Poloninë, Letoninë, Kroacinë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Kanadanë i janë bashkuar radhëve të tyre.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky njoftoi formimin e legjionit në fillim të luftës dhe Kievi menjëherë më pas tha se kishte marrë rreth 20,000 aplikime./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme