4 viktima nga stuhia “Florence”

08:28 | 15 Shtator 2018
Arbresh.info

Të paktën katër vetë kanë vdekur në Karolinën e Veriut si pasojë e stuhisë “Florence” që po godet vendin, thanë zyrtarët të premten.

Dy vetë vdiqën në Wilmington pasi një pemë ra në shtëpinë e tyre, tha departamenti i policisë së qytetit.

“WPD mund të konfirmojë dy viktimat e para të stuhia “Florence” në Wilmington.

Spitali tha se ka marrë tre pacientë të plagosur, raporton CNN, përcjell Klan Kosova.

Shpërthimet e stuhisë, erërat dhe shiu bënë që lumenjtë të vërshojnë në disa qytete dhe stuhia e kategorisë së parë pritet të rritet duke goditur zonat e njëjta pa pushim.

“Stuhia do të vazhdojë me goditje të dhunshme në të gjithë shtetin tonë për disa ditë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme