Te martën pasdite, 5 ditë pas zjarrit të madh, policia ka vazhduar kërkimet për njerëzit që raportohen të zhdukur nga familja dhe shoqëria.
Me ndihmën e erërave, zjarrfikësit në Kaliforninë veriore te martën shtrënguan kontrollin ndaj zjarrit vdekjeprurës në qytetin Redding, ku raportohet një liste me 16 persona te zhdukur shkruan Dailystar përcjell arbresh.info
Zjarri i madh ka shkaktuar gjashtë viktima te konfirmuara, pasi zjarri i madh është goditur nga një erë e lehtë e ka bërë ata që të shkaktoj fatkeqësi pa paralajmërim në Redding. Lagje të tëra u shkatërruan dhe shumë banor të asaj zone u detyruan të largohen për të shpëtuar jetën e tyre duke marr me vete kafshë dhe gjëra të tjera.
Brenda listës së të vdekurve janë edhe dy zjarrfikës si dhe dy fëmijë se bashku me gjyshen e tyre, gjithashtu i vdekur mbeti edhe një njeri që pavarësisht urdhërit për evakuim ai vendosi të qëndroj brenda ku policia më vonë deklaroi mbetjet e tij në rrënojat e shtëpisë se djegur.
Gati 1,000 banesa dhe 400 shtëpi u shkatërruan si pasoj e zjarrit të madh i cili do të njihet si zjarri i shtatë me shkatërrues në historinë e shtetit te Kalifornisë./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...