Europa ka arsye që të shqetësohet pasi Italia është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.
Koalicioni i krahut të djathtë të ish-kryeministrit Silvio Berluskoni vazhdon të rritet në zgjedhjet përpara votimit të 4 marsit, por mund të bie nga 40 përqind e konsideruar pikë referimi për të formuar një koalicion, shkruan “Politico”, transmeton portali arbresh.info
Dy grupimet e tjera të mëdha politike – qendra e ish-kryeministrit Matteo Renzi dhe Lëvizja 5Star, nuk pritët të marrin shumë vota për të formuar një qeveri. Vëzhguesit presin që zgjedhjet të pasohen nga negociata të zgjatura, apo një raund tjetër votimi më vonë gjatë këtij viti.
Ekonomia e Italisë është e treta më e madhja në eurozonë. Megjithatë ajo shënon rritje të ngadaltë. Me borxhin publik në rreth 130 përqdin të GDP-së, Italia është e dyta pas Greqisë. Ajo që e bën situatë italiane shqetësuese është shkalla e dukshme. Deri në muajin tetor, sipas Bankës së Itanisë, qeveria i detyrohej 2.3 trilionë euro. Kjo është përafërsisht rreth 35 mijë euro për secilin italian, përfshirë edhe të sapolindurit. Borxhi publik i Italisë “është burim shqetësimi për eurozonën”, shkroi Komisioni Europian në vlerësimin e tij më të fundit. Brukseli mund të jetë i shqetësuar, por Roma ka marrë një qëndrim të vendosur. Asnjë nga partitë nuk ka paraqitur ndonjë projekt për ulur borxhin.
Numri i emigrantëve që kanë hyrë në Itali ka rënë ndjeshëm me rreth 35 përqind gjatë vitit të kaluar, nga 181,000 në vitin 2016 në 120,000 në vitin 2017. Për këtë pjesë duhet falenderuar pjesërisht përpjekjet e diskutueshme të Ministrit të Brendshëm, Marco Minniti, strategjia e të cilit bashkë me autoritetet zyrtare dhe jozyrtare nga Libia ka marrë kritika nga avokatët e drejtave të njeriut. Zyrtarët e BE-së kanë përshendetur rënien e emigrantëve, por kanë ngritur shqetësimet e tyre duke pasur parasysh situatën kaotike në Afrikën e Veriut. Kriza e emigracionit në vitin 2015 ka tronditur politikën gjermane dhe austriake, duke i shtyrë votuest që të zgjedhin drejt të djathtës ekstreme. Zyrtarët në Bruksel janë të shqetësuar për numrin e ri të emigrantëve që mund të hyjnë në vend, prandaj një zyrtar i BE-së tha se “strategjia e Italisë duhet të zgjasë deri në zgjedhje”.
Sondazhet nuk janë aspak në favor të Bashkimit Europian. Partia më e madhe që do të fitojë më së shumti vota është Levizja 5Stars, e cila ka bërë thirrje për një referendum për shkëputjen e Italisë nga BE-ja. Megjithatë, mbështetja e tyre ka gjasa të tejkalohet nga koalicioni i krahut të djathtë të Berlusconit, me të cilën Brukseli nuk është se do të gjejë ngushëllim të madh. Një tjetër parti që po rritet për nga euroskepticizmi është Liga e Veriut. Megjithatë, gjatë ditëve të fundit të dyja palët kanë zbutur qëndrimet e tyre me BE-në. Të marten, kreu i 5Stars, Luigi Di Maio deklaroi se “nuk është koha e duhur që Italia të largohet nga BE-ja”. Por shqetësimet e BE-së nuk kanë të ndalur. Një koalicion qeverisës që përfshin Lidhjen Veriore mund të vendoste sundimin e ligjit në rrezik dhe secila qeveri në të cilën janë të përfshirë euroskeptikët do të dërgojë në vështirësimin e zbatimit të reformave brenda bllokut.
Cilido qoftë rezultati i zgjedhjeve, Moska do të dalë e buzëqeshur. Ndryshe nga zgjedhjet në Francë, të mbajtura gjatë vitit të kaluar,ku Emmanuel Macron ishte kandidati i vetëm anti-Kremlin, në Itali është e kundërta, pasi secila parti e “mban diku thellë në zemër” Rusinë. Në dhjetor të vitit 2015, kryeministri Reni kërcënoi të bllokonte vendosjen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Kjo nuk është asgjë në krahasim me miqësinë që ka Berlusconi dhe Putin. Salvnini, gjithashtu nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Kremlinin. Edhe Lëvizja 5Stars ka synime të qarta, pasi programi i tyre kërkon një rol të reduktuar për Italinë në NATO dhe “është për fundin e menjëhershëm të sanksioneve kundër Rusisë”./arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...