Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken foli të martën (1 shkurt) me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, pas përgjigjes me shkrim të SHBA-së ndaj kërkesave të Rusisë për sigurinë.
Blinken theksoi gatishmërinë e SHBA-së dhe aleatëve të saj perëndimor, për të vazhduar bisedimet me Rusinë mbi shqetësimet reciproke të sigurisë, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, duke cituar sekretarin Blinken.
Price tha se Blinken ka përsëritur angazhimin e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe të drejtën e të gjitha vendeve për të përcaktuar politikën dhe aleancat e tyre të jashtme.
Blinken ka kërkuar tërheqjen trupave dhe pajisjeve ruse nga kufijtë e Ukrainës. Ai ka theksuar se pushtimi i mundshëm i Ukrainës, do ta përballte Rusinë me pasoja të shpejta dhe të rënda dhe kërkoi nga Moska të ndiqte rrugën diplomatike.
Kjo bisedë telefonike midis dy kryediplomatëve vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve, pasi Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën, që po shihet si përgatitje për një pushtim të mundshëm.
Bisedimet midis Blinkenit dhe Lavrovit janë bisedimet e para direkte të diplomatëve, që prej se Uashingtoni dërgoi përgjigje të shkruar javën e kaluar për kërkesat e sigurisë së Rusisë./Rel/
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...