Në kuadrin e Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima të Perusë, Presidenti amerikan Joe Biden u takua me Presidentin kinez Xi Jinping.
Ky është takimi i tyre i fundit, ndërsa Presidenti Biden është në përfundim të mandatit të tij dhe udhëheqësit botërorë përgatiten për administratën e ardhshme amerikane të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, që e merr detyrën në janar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara ndoqi takimet e Presidentit Biden në Lima, të Perusë.
Presidenti Joe Biden iu bashkua të shtunën udhëheqësve botërorë që morën pjesë në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima, Peru. Mandati i tij përfundon në janar.
Si pjesë e turneut të tij përmbyllës, Presidenti Biden u takua me Presidentin kinez Xi Jinping.
Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë rivalë në shumë çështje, përfshirë për rolin e tyre në rendin botëror. Presidenti Biden tha se megjithëse nuk janë gjithmonë dakord, ata kanë qenë të sinqertë me njëri-tjetrin.
“Kemi qenë të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin. Mendoj se kjo është jetike. Këto biseda parandalojnë llogaritjet e gabuara dhe sigurojnë që konkurrenca mes dy vendeve tona të mos kthehet në konflikt”, tha Presidenti Biden.
“Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të kenë parasysh interesin e gjithë botës dhe të injektojnë më shumë siguri dhe energji pozitive në botën e trazuar”, tha presidenti kinez.
Presidenti Biden e ka quajtur në të kaluarën Presidentin kinez Xi një “diktator”, ndërsa zoti Xi i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara si “burimi më i madh i kaosit” në botë. Por, të dy udhëheqësit kanë theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe gjatë katër viteve të fundit kanë arritur përgjithësisht ta menaxhojnë rivalitetin e ndërlikuar. Ata ranë dakord të rifillonin komunikimet mes strukturave ushtarake në takimin e nivelit të lartë në vitin 2023, që pasoi takimin e nivelit të lartë të vitit 2022.
Tashmë që amerikanët votuan për rikthimin në pushtet të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, Pekini po përgatitet për paparashikueshmëri.
Në mandatin e tij të parë si president, zoti Trump filloi një luftë tregtare me Kinën. Këtë vit, ai kërcënoi se do të vendosë tarifa deri në 60% për të gjitha importet kineze dhe 10 deri në 20% për mallrat nga pjesa tjetër e botës.
Diplomatë që merrnin pjesë në APEC, të cilët folën në kushte anonimiteti, shprehën shqetësimin se Shtetet e Bashkuara mund të bëhen më proteksioniste dhe izolacioniste nën administratën e re të Presidentit të zgjedhur Trump, i cili u tërhoq nga marrëveshjet tregtare dhe të tjera gjatë kohës që ishte në detyrë.
Disa orë përpara takimit me Presidentin Biden, udhëheqësi kinez Xi u paraqit si një mbrojtës i “multilateralizmit dhe një ekonomie të hapur”. Ai e filloi turneun e tij në Amerikën e Jugut duke inauguruar një port të madh në Peru – një investim prej 1.3 miliardë dollarësh nga Pekini që po përpiqet të zgjerojë tregtinë dhe ndikimin në kontinent. Shtetet e Bashkuara thonë se po investojnë më shumë në Peru, rreth 6.6 miliardë dollarë të investuara gjatë vitit 2023.
Diplomatë që merrnin pjesë në APEC, të cilët folën në kushte anonimiteti, shprehën shqetësimin se Shtetet e Bashkuara mund të bëhen më proteksioniste dhe izolacioniste nën administratën e re të Presidentit të zgjedhur Trump, i cili u tërhoq nga marrëveshjet tregtare dhe të tjera gjatë kohës që ishte në detyrë.
Disa orë përpara takimit me Presidentin Biden, udhëheqësi kinez Xi u paraqit si një mbrojtës i “multilateralizmit dhe një ekonomie të hapur”. Ai e filloi turneun e tij në Amerikën e Jugut duke inauguruar një port të madh në Peru – një investim prej 1.3 miliardë dollarësh nga Pekini që po përpiqet të zgjerojë tregtinë dhe ndikimin në kontinent. Shtetet e Bashkuara thonë se po investojnë më shumë në Peru, rreth 6.6 miliardë dollarë të investuara gjatë vitit 2023./voa/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...