Moti i keq ka prekur prej 24 orësh Greqinë Perëndimore, duke përfshirë qytetet e Janinës, Igumenicës, Patrës dhe ishullin e Korfuzit. Në total dhjetë zona janë goditur nga stuhitë me erë të fortë, reshje të dendura shiu dhe shkarkesa intensive të vetëtimave.
Banorëve u janë dërguar mesazhe paralajmëruese nga Emergjencat Civile dhe autoritetet shtetërore janë vendosur në gatishmëri të lartë.
Kjo është një stuhi e fortë dhe e shpejtë pasi kohëzgjatja e saj do të jetë 48 orë, por meteorologët po i bien “kambanës” për intensitetin e saj. Vetëm të hënën janë regjistruar në Perëndim dhe Veriperëndim të Greqisë më shumë se 31,000 rrufe.
Sipas Observatorit Kombëtar të Athinës, sasia më e madhe e reshjeve deri në orën 19:00 është regjistruar në Paxos me 45 milimetra, ndërsa theksohet se stuhia ka pasur aktivitet të lartë elektrik.
Moti i keq pritet të godasë Korfuzin për herë të dytë brenda pak orëve, me një ekip prej 8 personash nga Emergjencat Civile që kanë mbërritur urgjentisht në ishull për të përforcuar shërbimin lokal të zjarrfikësve.
Probleme me motin e keq ka edhe në ishullin Othon, i cili ka mbetur pa energji elektrike. Mesditën e së hënës, për më tepër, Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile u dërgoi një mesazh alarmi banorëve të ishullit, duke u bërë thirrje të përgatiten për motin ekstrem që pritet të godasë ishullin deri në mëngjesin e së martës.
Për shkak të reshjeve të dendura të shoqëruar me rrufe që ranë më herët, uji ka shpërthyer nga pusetat duke vërshuar nëpër rrugë ndërsa qendra e qytetit të Korfuzit ka mbetur pa energji që prej orës 08:00 të mëngjesit.
Në veri të ishullit një zjarr ka rënë në Avliotes, ndoshta i shkaktuar nga rrufeja.
Probleme ka pasur edhe në aeroport me fluturime të anuluara dhe të tjerë të nisur ose ulur me vonesë për shkak të rrufeve të fuqishme. Stuhia pritet të intensifikohet në Korfuzin qendror dhe verior deri në mbrëmje, me reshje të dendura shiu.
Moti i keq i ardhur nga Italia, e shoqëruar me reshje shiu, breshër dhe vetëtima, ka prekur edhe Patrën. Edhe në Janinë rrugët u kthyen në lumenj, me ujin që ka përmbytur disa shtëpi, ndërsa çatitë u shkulën dhe dhjetëra pemë u rrëzuan./A2CNN
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...