Italia sot raportoi 369 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 29.684 numrin e përgjithshëm të viktimave, ndërkohë që vendi po përshtatet me rregullat e reja të fazës fazës së dytë të emergjencës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat e fundit të Departamentit të Mbrojtjes Civile në Itali konfirmuan se kulmi i shpërthimit është tejkaluar, por ekspertët paralajmërojnë se një relaksim i masave kufizuese mund të shkaktojë rikthim në kurbën e ngjitjes së virusit.
Sipas rregullave të fazës 2, shtetasve italianë u lejohet të vizitojnë të afërmit dhe të lëvizin më lirshëm brenda secilit rajon. Disa biznese strategjike rinisën aktivitetet nën protokolle më të rrepta të sigurisë, ndërsa mbi 4 milionë italianë u kthyen përsëri në punë.
Bilanci i infeksioneve të reja aktive sot ra me 6.939, një rënie e re rekorde nga fillimi i shpërthimit, dhe shifra e rasteve aktive aktualisht qëndron në 91.528.
Ndërkohë, numri i të shëruave ka vazhduar të rritet, për të shkuar në 93.245, pasi shumë pacientë të tjerë u larguan nga kujdesi intensiv, duke e lehtësuar presionin ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor të Italisë.
Epiqendra e shpërthimit italian mbetet rajoni verior i Lombardisë, ku vdekjet vazhdojnë të rriten, duke arritur në 14.611, gati gjysma e vdekjeve të përgjithshme të vendit.
Paolo Gentiloni, Komisioneri Evropian për Ekonominë, vlerësoi hapat e ndërmarrë nga qeveria italiane për të zvogëluar pasojat ekonomike të pandemisë.
Megjithatë, ai theksoi se rimëkëmbja e Italisë do të zgjasë më shumë sesa në pjesën tjetër të Evropës.
Sipas parashikimeve të Komisionit Evropian, ekonomia italiane, një nga më të goditurat në nivel global nga pandemia, pritet të tkurret me 9,5 për qind këtë vit. Kjo do të jetë performanca e dytë më e dobët në eurozonë pas Greqisë.
Sipas komisionit, borxhi publik pritet të arrijë në 158,9 për qind të prodhimit kombëtar këtë vit.
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...