Të paktën 36 ushtarë pro-qeveritarë janë vrarë nga një sulm ajror turk në rajonin e Afrinit, thotë një grup monitorues.
Sulmi kishte në cak një kamp në Kafr Jina në rajonin verior të Sirisë, njofton Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut, transmeton portali arbresh.info
Trupat pro-qeveritarë hynë në Afrin dy javë më parë për të mbështetur forcat kurdë.
Ata janë duke luftuar ofensivën ushtarake turke që është nisur për të pastruar Afrinin nga grupet kurdë.
Turqia i konsideron milicët kurdë terroristë.
Qeveria siriane ka denoncuar ofensivën si një “sulm të ashpër” mbi sovranitetin e saj dhe, sipas mediave shtetërore, forcat u dërguan për të mbështetur kurdët.
Sulmi ajror ndoqi një nga ditët më të përgjakshme për trupat turke që kur filluan ofensivën në janar.
Tetë ushtarë turq u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën të enjten në luftimet në Afrin./Arbresh.info/
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...