Një tërmet i fuqishëm ka goditur Indonezinë.
Rreth 35 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë lënduar nga një tërmet prej 6.2 shkallësh të Rihterit që e goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
Agjencia e Meteorologjisë ka paralajmëruar se pas këtij tërmeti mund të ketë dridhje të tjera, të cilat mund të jenë mjaftueshëm të fuqishme për të shkaktuar cunami.
Tërmeti i fuqishëm e pati epiqendrën 6 kilometra në verilindje të qytezës Majene, në thellësi prej 10 kilometrash nën sipërfaqen e tokës. Dridhja ndodhi rreth orës 1 e 30 minuta pas mesnatës, duke bërë që mijëra njerëz të ikin të frikësuar nga shtëpitë e tyre.
Ky tërmet dhe dridhjet që ndodhën pas tij shkaktuan tri rrëshqitje dheu, bënë që të ndërpritet energjia elektrike, dëmtuan urat dhe mbi 60 shtëpi si dhe dy hotele, bëri të ditur zyra e guvernatorit provincial.
Të dhënat fillestare të autoriteteve thonë se 637 persona janë lënduar në Majene, ndërsa mbi 20 të tjerë në Mamuju. Deri më tani nuk është lëshuar ndonjë alarm për cunami, por Agjencia e Meteorologjisë nuk e ka përjashtuar mundësinë që kjo të ndodhë, nëse ka dridhje tjera të fuqishme. /arbresh.info/
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos