Google ADS

35 mijë refugjatë myslimanë ikin nga Mianmari për 24 orë

11:50 | 5 Shtator 2017
Arbresh.info

Numri i refugjatëve Rohingya që kalojnë nga Mianmari në Bangladesh është rritur, thotë OKB, duke shtuar që më shumë se 35 mijëra persona janë identifikuar brenda 24 orëve.

Më shumë se 123.000 Rohinhgya thuhet të kenë ikur nga dhuna në shtetin Rakhine që nga 25 gushti, transmeton portali arbresh.info

Konflikti u shkaktua nga një sulm i militantëve Rohingya në postblloqet e policisë.

Kjo nxiti një kundër-ofensive ushtarake që ka detyruar një dyndje të civilëve Rohingya nga fshatrat e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme