Kanë kaluar 31 vjet nga katastrofa më e madhe bërthamore në botë dhe uzina e Çernobilit është ende aty si shenjë e së kaluarës, përcjell arbresh.info.
Qyteti Pripyat, i themeluar në vitin 1970, i cili u ndërtua për punëtorët e uzinës bërthamore aty pranë ishte dikur model i idealit sovjetik, ndërsa tani është një qytet fantazmë.
Qyteti që strehonte 49.000 banorë, 25 dyqane dhe 10 gjimnaze, në videon e fotografit britanik Danny Cooke shfaq pamje pikëlluese se si duket ky vend 31 vjet pas braktisjes.
Video përshkruan një qytet fantazmë që ka qenë i ngrirë në kohë, ku shumica e rrugëve dhe ndërtesave duket e pushtuar nga pemët.
Katastrofa e Çernobilit, më 26 prill 1986, ishte një aksident reaktor bërthamor në uzinën e energjisë bërthamore të Çernobilit në Ukrainë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Ajo është konsideruar të jetë fatkeqësia bërthamore me e keqe në histori dhe nivelit vetëm 7 ngjarje të shkallës Bërthamore Ndërkombëtare.
Kambanat janë dëgjuar në orët e hershme, për të shënuar momentin e shpërthimit në reaktorin numër katër, më 26 prill të vitit 1986.
Shpërthimi ka bërë që një re e madhe e materialit radioaktiv të kalojë kufijtë e Ukrainës, në Rusi, në Bjellorusi dhe në Evropën veriore.
“Në përgjithësi, kjo tragjedi ka shkaktuar pasoja të mëdha. Për shembull, centrali bërthamor nuk funksionon. Por, nëse e zhvillojmë industrinë e energjisë në përputhje me standardet, qyteti jonë do të ishte në gjendje më të mirë dhe i gjithë vendi do të zhvillohej më shumë”, thotë Serhyi Andreev, ish-punonjës në Çernobil.
Numri i njerëzve të vrarë nga katastrofa mbetet i diskutueshëm.
Por, një raport i Kombeve të Bashkuara, i publikuar në vitin 2005, ka llogaritur se 4,000 veta mund të kenë vdekur nga sëmundje që lidhen me materialin radioaktiv.
Niveli i radioaktivitetit vazhdon të mbetet i lartë edhe sot në zonat përreth vendit të fatkeqësisë. Një organizatë bamirëse, “Urat në Bjellorusi”, tërheq vërejtjen se foshnjat në rajonin pranë kufirit me Ukrainën vazhdojnë të lindin me deformime të rënda, ndërsa një numër jashtëzakonisht i lartë i njerëzve kanë forma të rralla të kancerit.
Përvjetori i fatkeqësisë ka marrë vëmendje shtesë për shkak të përfundimit të afërt të një sturkture të veshur me çelik, që do të forcojë reaktorin e goditur dhe do të parandalojë rrjedhjet e mëtejshme radioaktive për 100 vjetët e ardhshëm.
Projekti është financuar me donacione nga më shumë se 40 qeveri. Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Groysman, ka thënë se mësimet e nxjerra nga Çernobili duhet të merren parasysh në gjithë botën.
Fatkeqësia në Çernobil dhe reagimi i qeverisë patën nxjerrë në pah të metat e sistemit sovjetik, me burokraci të papërgjegjshme dhe kulturë të sekreteve. Për shembull, urdhëri për evakuim është bërë 36 orë pas aksidentit.
Ish-udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka thënë se e konsideron Çernobilin si një nga gozhdat kryesore në arkivolin e Bashkimit Sovjetik, i cili është shpërbërë në vitin 1991.
Ngjarja në Çernobil mbetet katastrofa më e keqe bërthamore në histori.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...