Të paktën 31 të vdekur dhe 14 të plagosur është bilanci i një revolte të ndodhur në burgun e Guayaquil, në Ekuador.
Rebelimi i të burgosurve filloi të shtunën kur qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë pas trazirave të përgjakshme që kanë marrë të paktën 420 jetë në burgjet e Ekuadorit që nga viti 2021.
Sipas raportimeve nga mediat vendase përplasjet kanë ndodhur midis dy bandave të lidhura me trafikantët e drogës, ndërsa shumë prej të ndjerëve u janë prerë kokat ose janë djegur të gjallë.
Forcat e sigurisë së Ekuadorit i dhanë fund trazirave katërditore në burgun El Litoral duke rimarrë kontrollin e plotë, vetëm pas 5 ditësh trazirash.
Portali i lajmeve Primicias raporton se bandat kriminale që luftuan për të kontrolluar trafikun në nëntë pavionet e burgut janë Los Lobos dhe Tiguerones.
Ushtria dhe policia kanë hyrë në burg për të rivendosur rendin dhe për të kërkuar për armë, municione, eksplozivë dhe sende të tjera të paligjshme të përdorura në betejat e vazhdueshme. El Litoral konsiderohet qendra e paraburgimit më e dhunshme në Ekuador, teksa në 28 muajt e fundit ka pasur 14 episode të ndryshme dhune.
Ai ka një kapacitet prej rreth 9,500 të burgosurish, por në tremujorin e parë të 2023 e ka tejkaluar këtë numër me afro 3,000.
Ndërkohë, të burgosurit në 13 burgje të tjera kanë shpallur grevë urie dhe mbajnë peng 96 gardianë për të kërkuar ndër të tjera kushte më të mira shëndetësore dhe ushqim.
Gjendja e jashtëzakonshme
Ekuadori shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjitha burgjet e tij të martën pas një sërë incidentesh të dhunshme, duke përfshirë të shtëna dhe shpërthime, që ndodhën në një nga burgjet e tij më të rrezikshme. Është gjendja e dytë e jashtëzakonshme që Presidenti Guillermo Lasso ka urdhëruar në më pak se 24 orë dhe do të jetë në fuqi për 60 ditë.
Masa parashikon mobilizimin e ushtrisë dhe policisë në përpjekje për të rimarrë kontrollin e plotë të burgjeve. Të hënën, Lasso nënshkroi një dekret për vendosjen e një gjendje të ngjashme të jashtëzakonshme në provincat e Los Ríos dhe Manabí pas vrasjes së kryetarit të qytetit Manta, Agustín Intriago, një ngjarje që tronditi popullsinë lokale.
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj